Andros Townsend, futbollisti i Crystal Palace, tallet me UEFA-n pas lajmit të dalë një ditë më parë për finalen e EURO 2020.
Në media u raportua se qeveria europiane e futbollit po mendon të ndryshojë stadiumin ku do të zhvillohet finalja, nëse autoritetet britanike nuk do të lirojnë masat për 2500 tifozët VIP.
Në Britaninë e Madhe është e detyrueshme karantina për 10 ditë, kurse UEFA kërkon që të lejohen tifozët me kushtin që për 24 orë të lënë Anglinë.
Ky lajm ka frymëzuar Townsend, i cili shkruan: “‘Futbolli është për tifozët’, mos e harroni këtë linjë të UEFA disa muaj më parë”. /abcnews.al
‘Football is for the fans’ remember that line from UEFA a few months back ? https://t.co/HeAmNbjd6G
— Andros Townsend (@andros_townsend) June 17, 2021