Presioni i tifozëve s’jep efekt, klubi anglez akord me trajnerin “armik”

schedule08:14 - 30 Qershor, 2021

schedule 08:14 - 30 Qershor, 2021

Largimi i Carlo Ancelottit i gjeti të papërgatitur drejtuesit e Everton. Trajneri italian zgjodhi të rikthehet në “Santiago Bernabeu” te Real Madrid, teksa klubi i Premier League ka vendosur përfundimisht për pasuesin e tij.

Ai është Rafa Benitez, spanjolli që ka një eksperiencë të madhe në stol. Në të kaluarën ka drejtuar “armiqtë” e Liverpool, të cilët i dërgoi në majën e Evropës në vitin 2005.

Një fakt i tillë ka tërbuar tifozët e Everton, të cilët kanë protestuar në forma të ndryshme, madje kanë kërcënuar se nuk do e pranojnë Benitez si trajnerin e ri të skuadrës së tyre të zemrës.

 

Benitez dhe Gerrard me trofeun e Champions League (2005)

Mediat angleze raportojnë se akordi mes Everton dhe 61-vjeçarit nga Madridi është arritur. Ky i fundit do të firmosë një kontratë 3-vjeçare dhe zyrtarizimi është çështje kohe.

Rikthim në Premier për Benitez, i cili është gati të nisë aventurën e tretë ishullore pas asaj me “The Reds” dhe Newcastle. Më parë ka drejtuar edhe klube si Real Madrid, Inter, Chelsea, Napoli dhe Valencia. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!