“Presioni” amerikan mbi Kushtetuesen, Meta: Nuk presim asgjë pozitive, i dimë miqtë e armiqtë

schedule22:39 - 23 Nëntor, 2020

schedule 22:39 - 23 Nëntor, 2020

Duke folur për dekretet që ka kthyer gjatë mandatit të tij në parlament, presidenti Ilir Meta është shprehur se në çdo rast është mbështetur fort në Kushtetutë. Gjatë bisedës me gazetarin Endri Xhafo në “Log.”, kreu i shtetit tregoi po ashtu edhe rastin e pare, që sipas tij ka bërë akt politik me dekretet.

“I vetmi akt politik që kam bërë është kur ktheva ne dhjetor 2018, ligjin për buxhetin. Sepse kur u dërgua, studentet kishin ca kërkesa, Balla tha në parlament që s’kemi çfarë bëjmë se tani e ka Presidenti. Atëherë unë thashë se nëse varej nga unë, po e kthej. T’i jap një mundësi qeverisë të diskutojë..Çdo akt tjetër është i mbështetur fort në Kushtetutë.”

Ndërsa, duke folur për “presionin” amerikan për Kushtetuesen, Meta u ndal sërish tek “ngrëçi” që ka pasur dikur me ambasadorin e atëhershëm amerikan në Shqipëri, Donald Lu.

Pjesë nga intervista

Endri Xhafo: Deklarata e Kim para disa ditësh, kur zoti Llalla, që duhet thënë që e keni mbështetur publikisht, gjatë kohës që ishte kryeprokuror, për mënyrën sesi u soll me kandidaturat në presidencë, për KED.

Ilir Meta: “Cilat kandidatura?”

Endri Xhafo: Kandidaturat për KED…

Ilir Meta: “Meqë kaluat në këto histori. Adriatik Llalën nuk e ka bërë Ilir Meta prokuror të përgjithshëm. Ky është një spekullim, mashtrim. Për çdo shkelje ligji që ka bërë ai  të mbajë përgjegjësitë e veta. Për rastin konkret unë kam dalë hapur. Ka pasur një deklaratë, që ambasadori amerikan, ka kërkuar falje në atë kohë, që minoi funksionimin e KED. Ka ardhur 10 ditë për të më kërkuar falje. Më kapte Arta Daden. Ka pasur një letër nga ana ime për institucionet amerikane, për sjelljen e tij të papërgjegjshme, dhe ne fund fare tha se më gënjyen socialistet.”

Më tej, duke ngritur zërin, Meta tha se kushtetuta është çështje e Shqipërisë dhe se nuk pritet asgjë pozitive nga askush.

“Nuk pres unë nga ata që dalin në krah të atyre që mbështesin në krah të Arta Markut. Arta Vorpsit, Dvoranit, t’u dhimbset popullit. Kushdo që do territorin tonë, por përbuz popullin tonë, nuk do të jetë miku ynë.” s.b/abcnews.al/