Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Presim një vendim kyç”, Zelensky flet me 11 liderë në prag të samitit të BE-së

schedule07:53 - 23 Qershor, 2022

schedule 07:53 - 23 Qershor, 2022

Presidenti i Ukrainës foli me 11 liderë evropianë të mërkurën, tha ai, në një përpjekje për të rritur shanset që Parlamenti Evropian të miratojë ofertën e Kievit për kandidaturën në BE.

Në atë që Zelensky e përshkroi si një “maratonë” të ditës së dytë të bisedimeve, ai renditi diskutimet e tij me kryeministrat e Bullgarisë, Letonisë, Greqisë, Suedisë, Estonisë, Republikës Çeke, Belgjikës dhe Sllovenisë, si dhe me presidentët e Moldavisë, Lituanisë dhe kancelaren e Austrisë.

“Nesër do të vazhdoj këtë maratonë, ne duhet t’i ofrojmë mbështetje maksimale shtetit tonë”, tha Zelensky.



“Ne presim një vendim kyç evropian nesër mbrëma,” shtoi ai./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!