‘Presidentja, të drejtë të nis konsultimet për formim qeverie’/ Bugaqku: Fillimisht duhet të zgjidhet kryetari i Kuvendit, kompetencë e partisë fituese

schedule17:39 - 21 Mars, 2025

schedule 17:39 - 21 Mars, 2025

Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës tha për ‘Ballkan Update’ se Gjykata Supreme ka të drejtë për të certifikuar rezultatin zgjedhor.

Ndërkohë për formimin e qeverisë, fillimisht duhet të themelohet Kuvendi dhe të zgjidhet kryetari i saj, kompetencë që i takon partisë fituese në rastin konkret Vetëvendosjes.

“Gjykata Supreme ka afat që brenda 5 ditëve të nxjerr një vendim dhe t’i jap zgjidhje kësaj kërkese. Është dhe një kandidat për deputet nga rradhët e Partia Demokratike e Kosovës që ka shfaqur pakënaqësi dhe i është drejtuar Gjykatës Supreme.

Presidentja ka të drejtë të nis konsultimet me partinë fituese për fillimin e konsultimeve për formimin e qeverisë. Së pari duhet të themelohet Kuvendi, të zgjidhet kryetari dhe nënkryetari atëherë niset me përzgjedhjen e qeverisë.

Sipas kushtetutës, e drejta për të propozuar kryetarin të kuvendit i takon grupit parlamentar që ka dalë nga zgjedhjet pra lëvizje Vetëvendosje.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!