Presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-wen ka dënuar stërvitjet ushjtarake të kryera nga Kina për disa ditë rreth ishullit vetëqeverisës.
Ing-wen u shpreh se Kina po tregohet e papërgjegjshme dhe paraqet një kërcënim për stabilitetin rajonal, shkruan Al Jazeera.
“Kina e përdor këtë për të nisur stërvitjet ushtarake, duke shkaktuar destabilitet në Tajvan dhe rajon. Ky nuk është një qëndrim i përgjegjshëm për një vend të madh në rajon”, theksoi ajo.
Stërvitjet ushtarake të Kinës filluan pasi Tsai u kthye nga një vizitë në Amerikën Qendrore, gjatë së cilës ajo u ndal dy herë në Shtetet e Bashkuara dhe mbajti një takim të profilit të lartë me Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Kevin McCarthy.
Pekini e konsideron Tajvanin pjesë të Kinës dhe nuk e ka përjashtuar përdorimin e forcës për të marrë kontrollin e ishullit./abcnews.al