Presidentja e RMV-së: Ne e respektojmë Marrëveshjen e Prespës, s’jam e sigurt nëse Greqia ka bërë të njëjtën gjë

schedule23:38 - 4 Korrik, 2024

schedule 23:38 - 4 Korrik, 2024

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silianovska ka pohuar edhe njëherë se vendi i saj i ka përmbushur detyrimet që dalin nga Marrëveshja e Prespës, ndërsa u shpreh me rezerva dhe me dyshime nëse e njëjta gjë mund të jetë bërë apo jo nga ana e Greqisë.

“Kërkoj mirëkuptim. Ne kemi marrëveshjen e Prespës. Ajo ndryshoi Kushtetutën e vendit tonë, ne ndryshuam dokumentet edhe për të huajt edhe për vendasit. Por kur ka dy palë në Marrëveshje, edhe pala tjetër duhet të tregojë gatishmëri për të bashkëpunuar”, ka thënë ajo, duke shtuar: “litari ka dy skaje dhe zakonisht e tërheqin dy persona. Mendoj se jemi sjellë me shumë përgjegjësi ndaj Marrëveshjes së Prespës, kemi përmbushur detyrimet tona edhe pa kaluar afatet përkatëse, por nuk jam e sigurt që Greqia ka bërë të njëjtën gjë”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!