Presidentja e Parlamentit Europian do të vizitojë sot Ukrainën.
On my way to Kyiv ??
На шляху до Києва ?? #StandWithUkraine pic.twitter.com/8fz43BkapJ
— Roberta Metsola (@EP_President) March 31, 2022
“Rrugës për në Kiev”, shkroi Roberta Metsola në një postim në Twitter të enjten.
Detajet e udhëtimit të Metsola dhe me kë do të takohet nuk janë zbuluar për shkak të shqetësimeve të sigurisë, sipas një zyrtari të parlamentit. Në fillim të kësaj jave, presidentja tha se ishte e rëndësishme që Parlamenti Europian të mbështeste aspiratën e Ukrainës për të qenë një vend kandidat për anëtarësimin në BE.
/abcnews.al