Presidentja e KE-së: Sot duhen investuar miliarda për të shmangur katastrofën

schedule14:48 - 5 Prill, 2020

schedule 14:48 - 5 Prill, 2020

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen u ka bërë thirrje vendeve të BE të investojnë miliarda në buxhetin e bllokut për të shmangur pasojat katastrofike ekonomike nga kriza aktuale e koronavirusit.

Në një artikull për gazetën “Welt am Sonntag”, ajo sqaroi se me “Plan Marshall për Evropën” i referohet programit të rimëkëmbjes të vendosur nga SHBA në periudhën 1948-1952 për të ndihmuar ekonomitë e Evropës Perëndimore pas Luftës së Dytë Botërore.

Presidentja e Komisionit Evropian tha se buxheti i BE u pranua nga të gjitha shtetet anëtare si një mjet për të nivelizuar pabarazitë në një frymë solidariteti dhe se ai tani duhet të përshtatet për të përballuar krizën.

“Shumë miliarda duhen investuar sot për të shmangur një katastrofë më të madhe, do t’i lidhin brezat së bashku”, shkroi ajo, duke e quajtur krizën një shans për të përtërirë ndjenjën e bashkësisë midis kombeve të Evropës”, u shpreh Ursula von der Leyen.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!