Presidentja e KE-së prezanton planet e BE-së për t’u shkëputur nga varësia ndaj gazit e naftës ruse

schedule11:57 - 11 Mars, 2022

schedule 11:57 - 11 Mars, 2022

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka prezantuar sot në një samit në Versajë, planin për të “eliminuar” gradualisht varësinë e BE-së nga karburantet ruse deri në vitin 2027.

Është një datë më e hershme dhe më specifike se ajo e propozuar nga komisioni të martën, kur u diskutua për ta bërë Evropën të pavarur nga karburantet ruse “shumë përpara vitit 2030”. Von der Leyen postoi në Twitter fotografi të “silde-ve” që ajo u prezantoi liderëve të BE-së mbrëmë – duke përfshirë 2027, si vitin e “shpëtimit” nga varësia ndaj karburanteve ruse.

Më vonë pritet një “Deklaratë e Versajës”, e cila ka të ngjarë të përfshijë disa konkluzione mbi energjinë, mbrojtjen dhe ekonominë. Liderët publikuan një deklaratë të veçantë në lidhje me mbështetjen për Ukrainën, duke përfshirë aspiratat e saj për anëtarësim në bllok. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!