Presidentja e KE-së bisedë telefonike me Ramën: Folëm për integrimin dhe ekonominë

schedule16:09 - 13 Nëntor, 2020

schedule 16:09 - 13 Nëntor, 2020

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Në qendër të bisedës, ka qenë integrimi dhe ekonomia, investimet në Ballkanin Perëndimor.

Diskutim konstruktiv si gjithmonë me mikun tim të mirë Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama për mënyrën më të mirë për të ecur përpara me procesin e zgjerimit dhe zbatimin e shpejtë të Planit Ekonomik dhe të Investimeve të BE-së për Ballkanin Perëndimor” shkruan Ursula von der Leyen.

Shqipëria shpreson në zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare brenda këtij viti, pra që përkon me presidencën gjermane të BE-së./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!