TIRANË– Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen apeloi që Ballkani Perëndimor të punojnë ngushtë me BE për t’u bërë pjesë e unionit.
“Hera e parë që kjo ndodh në rajon. Ne jemi dëshmitarë të një lufte të tmerrshme që ka nisur Rusia mbi Ukrainën. Ne kemi parë edhe një sulm të tmerrshëm të Hamasit, I cili ka vrarë më shumë se 1440 burra, gra dhe fëmijë, kjo për arsyen e vetëm se ata janë hebrenj. Në këto kohë na duhen miqtë më të mirë. Le të punojmë që ju të bëheni pjesë të BE që së bashku të arrijmë një paqe që të zgjasë dhe një begati po ashtu”, tha ajo
Ajo theksoi se Procesi i Berlinit nisi në vitin 2014, ndërsa deri tani janë përdorur 16 miliardë euro nga 30 të planifikuara për Ballkanin Perëndimor.
|Procesi i Berlinit filloi në vitin 2014. Synimi është për të ecur përpara në formë të vërtetë në rajon por dhe bashkëpunim rajon ekonomik. Synimi është për të ecur përpara në rajon për bashkëpunimin ekonomik. Ne kemi hedhur themele të forta me planin e investimeve ekonomike prej 30 miliardë eurosh. Rezultatet tashmë po tregohen, 16 mld euro janë përcaktuar dhe janë përdorur tashmë”, tha Leyen./ n.m.abcnews.al