Presidenti zviceran Alain Berset mbërriti ditën e sotme në Kiev në një vizitë të papritur, ku do të takohet sot me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky dhe do të marrë pjesë në një samit ndërkombëtar për sigurinë ushqimore.
“Në Kiev, ku do të marr pjesë në një samit ndërkombëtar për sigurinë ushqimore dhe do të takohem me presidentin Volodymyr Zelensky”, shkroi Berset në një postim në platformën X.
Ai gjithashtu publikoi një foto nga stacioni i trenit në Kiev.
/abcnews.al