Presidenti Zelensky: Ushtria e Ukrainës duhet të jetë mjaft e fortë

schedule13:59 - 7 Prill, 2025

schedule 13:59 - 7 Prill, 2025

Volodymyr Zelenskyy ka folur këtë mëngjes për forcat e armatosura të Ukrainës, duke i lavdëruar ato si “garancinë e parë dhe më efektive” për sigurinë e vendit.

“Ushtria ukrainase duhet të jetë mjaft e fortë, dhe mbi këtë themel – e gjithë arkitektura tjetër e sigurisë,” tha ai në një postim në Telegram.

“Duhet të kujtojmë gjithmonë se sa shumë varet nga ushtria jonë – nga të gjithë ukrainasit që mbrojnë jetën e Ukrainës me jetët e tyre.”

Zelenskyy gjithashtu përsëriti thirrjet për që Ukraina të jetë e armatosur mjaftueshëm në luftën e saj me Rusinë, duke kërkuar nga aleatët e Kievit të ndihmojnë me furnizime “dhe të gjitha kapacitetet e nevojshme mbrojtëse”.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!