Ukraina ka demaskuar tentativën për grusht shteti, plan që ndoshta do të vihej në zbatim javën e ardhshme, tha në një konferencë për shtyp presidenti i vendit Volodymyr Zelenksi, gjatë së cilës ai foli edhe për kërcënimin e përshkallëzimit ushtarak nga Rusia.
“Ne kemi sfida, jo vetëm nga Federata Ruse, kemi sfida të mëdha të brendshme. “Kam marrë informacione për një grusht shteti në vend më 1-2 dhjetor,” tha Zelenski.
Presidenti ukrainas nuk dha detaje për tentativën e grushtit të shtetit madje as nuk akuzoi shtetin rus për ndërhyrje. Megjithatë, siç tha ai ekzistojnë biseda të regjistruara në të cilat thuhet se kanë marrë pjesë persona nga Ukraina dhe Rusia.
Moska, nga ana tjetër, tha se Rusia nuk kishte planifikuar të merrte pjesë në ndonjë grusht shteti të supozuar kundër presidentit ukrainas.
“Rusia nuk ndërmerr veprime të tilla”, tha Kremlini.
/abcnews.al

