Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi kryeministrit izraelit të ndërmjetësojë negociatat me Rusinë

schedule02:26 - 26 Shkurt, 2022

schedule 02:26 - 26 Shkurt, 2022

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi kryeministrit izraelit Naftali Bennett që të presë dhe të ndihmojë në ndërmjetësimin e negociatave midis Ukrainës dhe Rusisë, tha ambasadori i Ukrainës në Izrael për “CNN”.

“Presidenti ynë beson se Izraeli është i vetmi shtet demokratik që ka marrëdhënie të mira me Rusinë dhe Ukrainën dhe që mund të përdoret për të lehtësuar ato negociata,” tha Yevgen Korniychuk për “CNN” të premten në mbrëmje.

Korniychuk tha se Jeruzalemi është i preferueshëm se Minsku ku u zhvilluan bisedimet e mëparshme, sepse Bjellorusia është një aleate e ngushtë e Rusisë dhe Ukraina nuk “beson në legjitimitetin” e udhëheqësit aktual të Bjellorusisë, Alexander Lukashenko raporton gazetarja Hadas Gold e “CNN” .

“Ne patjetër duhet të ndryshojmë vendin dhe besojmë se Jerusalemi mund të jetë një vend i mirë për këtë,” tha Korniychuk.

Sa i përket përgjigjes izraelite ndaj kërkesës, Korniychuk tha se ata “as nuk pajtohen dhe as e mohojnë atë, ata po e konsiderojnë atë dhe kjo është një shenjë pozitive”.

Një zëdhënës i Bennett nuk do të komentonte më tej përtej leximit zyrtar të lëshuar në lidhje me thirrjen, e cila nuk përmendi kërkesën për ndërmjetësim.  / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!