Presidenti ukrainas i vendosur: NATO e vetmja rrugë e sigurt për vendin

schedule12:00 - 17 Shkurt, 2022

schedule 12:00 - 17 Shkurt, 2022

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka përsëritur vendosmërinë e tij që vendi t’i bashkohet NATO-s, duke thënë se nuk ka “rrugë tjetër” për Ukrainën.

Zelensky është shprehur se anëtarësimi  në NATO është “garant sigurie” për vendin, duke mos lënë hapësirë për asnjë kompromis për skenarin e  kundërt.

Zelensky tha se Kievi nuk është gati të heqë dorë  nga anëtarësimi në NATO,  duke theksuar se anëtarësimi nuk është çështje ambicieje, pasi bëhet fjalë për jetën e qytetarëve.

Ka të bëjë me të ardhmen e njerëzve. Ne këtu  po flasim për pavarësinë tonë. Kjo është ajo që ne duam të ruajmë”, deklaroi Zelensky për BBC.

Ndërkohë nga ana e saj Rusia vazhdon t’i bëjë presion NATO-s dhe SHBA-së për të përjashtuar çdo mundësi të mundshme për të anëtarësuar Ukrainën në NATO, duke kërcënuar masa ushtarako nëse kërkesa e saj nuk plotësohet.

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!