Presidenti ukrainas diskuton në telefon me Biden për 40 minuta, kërkon ndihmë për mbrojtje

schedule20:22 - 25 Shkurt, 2022

schedule 20:22 - 25 Shkurt, 2022

Presidenti i SHBA Joe Biden dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky zhvilluan një telefonatë 40-minutëshe pasditen e sotme, ku diskutuan sanksionet dhe ndihmën e mbrojtjes së SHBA-ve për Ukrainën.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, të dy liderët folën për 40 minuta.

Lexo edhe: Diplomati shqiptar: NATO s’mund të ndërhyjë në Ukrainë vetëm me dy ditë luftë, Rusia gjigand bërthamor

Pas takimit, Zelensky shkroi në Twitter se dy homologët diskutuan “forcimin e sanksioneve, ndihmën konkrete të mbrojtjes dhe një koalicion kundër luftës”.
Nuk u zbuluan detaje të mëtejshme të thirrjes.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!