Presidenti turk Erdogan mbërrin në Greqi/Masa të ashpra sigurie

schedule10:49 - 7 Dhjetor, 2017

schedule 10:49 - 7 Dhjetor, 2017

Presidenti i Turqisë Erdoan ka mbërritur në Greqi në kuadër të një vizite zyrtare dy ditore. Kjo është vizita e parë e një presidenti turk në vend pas 65 vitesh. Hera e fundit ishte në nëntor 1952, kur ish presidenti Xhelal Baiar u prit në Athinë nga ish kryeministri Alexandros Papagos. Pjesa e parë e vizitës përfshin vendosjen e një kurore me lule në monumentin e ushtarit të panjohur në Athinë dhe më pas takimi mes Erdoan de homologut grek Prokopios Pavlopoulos në presidencë. Më pas do të takohen delegacionet e ministrave të të dyja vendeve. Presidenti turk do të takohet me kryeministrin grek tsipras dhe më pas do të dalin në konferencë të përbashkët për shtyp./abcnews.al