Presidenti i SHBA, Donald Trump tha në konferencë për mediat se do t’i kërkojë organizatës mediatike emrin e personit që zbuloi informacionin mbi operacionin amerikan të shpëtimit në Iran dhe kërcënoi me burgosje personin që raportoi për këtë.
Trump tha se Irani nuk e dinte që një anëtar i dytë i shërbimit ishte zhdukur derisa informatori ndau informacionin.
“Ata e vunë këtë mision në rrezik të madh. Ata e vunë atë njeri në rrezik të madh,” tha ai.
Më tej, Trump tha se:
“Do të shkojmë te kompania mediatike që e publikoi dhe do t’i themi ‘siguri kombëtare, dorëzojeni ose shkoni në burg’… Kur e bënë këtë, papritur i gjithë Irani e dinte se kishte një pilot diku në territorin e tyre që po luftonte për jetën.”


