Presidenti i Gjermanisë ka shpërndarë Parlamentin duke i hapur rrugë kështu mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme. Data e zgjedhjeve është caktuar më 23 shkurt.
“Kam vendosur të shpërndaj Bundestagun për të caktuar datën e zgjedhjeve të parakohshme më 23 shkurt”, tha Presidenti Steinmeier.
Vendimi i tij erdhi pas kancelari Olaf Scholz humbi votëbesimin në Parlament më 16 Dhjetor. Pas këtij momenti, Presidenti Steinmeier pati kërkesë për të shpërndarë Parlamentin në funksion të stabilitetit politik.