Presidenti serb Aleksandër Vucic, i cili u takua në Beograd me anëtarin serb të presidencës tre-krerëshe të Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik, tha pas takimit se kishin diskutuar cështjen e amendimit apo ndryshimit të marrëveshjes së Dejtonit, e cila i dha fund luftës në këtë vend.
“Përveç marrëdhënieve serbo-shqiptare, marrëdhëniet Serbi-Kroaci janë thelbësore për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon “, tha Vuçiç.
“Marrëveshja e Dejtonit ka një rëndësi të madhe historike, sepse ajo ishte zgjidhja e vetme e mundshme në të cilën të gjithë humbën dhe fituan pak, kështu që vetëm një marrëveshje e tillë mund të ruajë paqen në territorin e Bosnje dhe Hercegovinës. Serbia do të respektojë atë që populli serb, posaçërisht në Bosnje-Hercegovinë, vendos. Asnjë plan dhe ide e re nuk mund të zbatohet pa pëlqimin e të tre kombeve “, theksoi presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i cili u takua në Beograd me anëtarin serb të presidencës tre-krerëshe të Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik.
Vuçiç tha pas takimit se kishin diskutuar çështjen e marrëveshjes së Dejtonit, e cila i dha fund luftës në këtë vend.
Kur u pyet nëse Serbia dhe Republika serbe e Bosnjës kanë ndonjë plan nëse intensifikohen bisedimet për rishikimin e marrëveshjes së Dejtonit, dhe nëse Kroacia ka fuqinë të ngrejë çështjen e rishikimit të Marrëveshjes së Dejtonit, Vuçiç tha për dikë që e njeh mirë situatën në rajon, kjo nuk do të ishte në interesin e Kroacisë.
Vuçiç tha se nuk shihte se çfarë interesi mund të kishin në heqjen e të drejtave të popujve dhe entiteteve, por nuk përjashtoi mundësinë për një interpretim ndryshe nga kroatët.
Presidenti serb tha se çdo ndryshim dhe amendim i marrëveshjes së Dejtonit duhet të marrë pëlqimin e popullit serb dhe të republikës serbe të Bosnjës.
“Nëse nuk ka pëlqim të popullit serb dhe Republikës serbe të Bosnjës, nuk ka asnjë ndryshim“, përfundoi ai.
Vuçiç theksoi gjithashtu rëndësinë që i jep Beogradi marrëdhënieve serbo-shqiptare dhe marrëdhënieve Serbi-Kroaci, sic u shpreh ai.
“Përveç marrëdhënieve serbo-shqiptare Marrëdhëniet Serbi-Kroaci janë thelbësore për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon “, tha Vuçiç.
Ndërkohë, përfaqësuesi i republikës serbe të Bosnjës, Milorad Dodik tha se:
“Serbia është garantuesi i Marrëveshjes së Dejtonit” dhe se “pa Republika Srpska, nuk ka asnjë ndryshim në bazë të Marrëveshjes së Dejtonit”./abcnews.al