Presidenti serb Vuçiç aspak entuziast për dorëheqjen e Haradinaj

schedule15:55 - 20 Korrik, 2019

schedule 15:55 - 20 Korrik, 2019

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç në reagimin e tij pas dorëheqjes së Haradinaj, u shpreh se nuk ka vend për eufori. Sipas tij ky është një rreng politik i Haradinaj dhe se ai do të jetë i lirë për 48 orë.

Presidenti serb, Aleksandar Vucic, ka thënë se nuk ka vend për tu lumturuar dhe eufori me dorëheqjen e kryeministrit, Ramush Haradinaj. Në një konferencë për shtyp të Vucic për rastin Haradinaj, ka thënë se është i sigurt se ai do shkoj në Hagë javën e ardhshme, por do të kthehet shumë shpejt dhe marrëdhëniet politike nuk do të ndryshojnë ndërsa tarifat doganore për mallrat serbe ngelin. Ky është truk politikë, ka vlerësuar Vucic.

“Me këtë ai dëshiron të siguroj fitore të fuqishme të rrymës më të fortë shqiptare në zgjedhje, të cilat pritet të mbahen në fund të shtatorit ose në tetor. Qëllimi kryesor do të jetë shumica pa Listën Serbe dhe do të përdorin edhe serbët për përballje shtesë me Listën Serbe pasi ky do të jetë një bashkim i brendshëm i shqiptarëve dhe një bashkim me Tiranën“, tha Vucic.

Kreu i shtetit serb ka thënë se vazhdimi i dialogut me Kosovën është i rëndësishëm për serbët pasi shqiptarët nuk e fshehin urrejtjen ndaj Serbisë dhe popullit serb. Serbia, sic tha Vucic, do të jetë afër popullit serb. Shqiptarët duan qeverisje pa Listën Serbe dhe duan Shqipërinë e madhe.

“Mos harroni që nga mbrëmë keni mundur të shikoni nje plejadë të politikanëve nga Shqipëria që nga Sali Berisha, Lulzim Basha, Ilir Meta dhe të gjithë ata që janë rreshtuar duke folur për Haradinajn si një hero duke akuzuar të gjithë për atë që ka ndodhur. Situata politike në Prishtinë dhe Tiranë do të shkoj drejt bashkimit dhe vazhdimin e rrëfimit tragjik për të gjithë ne, krijimin e Shqipërisë së madhe për të cilën tashmë flasin pa u fshehur dhe punojnë pa u fshehur, tha Vuçiç.

Serbët, dorëheqjen e Haradinajt e kanë parë me lumturi në shtypin e tyre, por kjo ka bërë që bashkë të mblidhen edhe serbët e Bosnjës dhe të gjithë ata që merren me Kosovën që në darkë, pas dorëheqjes së Haradinajt./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!