Presidenti serb: SHBA duhet të rrisë ndikimin e saj për të ruajtur stabilitetin në rajon

schedule15:12 - 15 Maj, 2024

schedule 15:12 - 15 Maj, 2024

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar një takim me nënsekretaren e Shtetit për diplomacinë për çështjet publike të SHBA, Elizabeth Allen. Në këtë takim Vuçiç thotë se folën për presionet që sipas po përballet Serbia.

Ai ka theksuar se SHBA është shumë e rëndësishme dhe se duhet të rrisë ndikimin e saj për të ruajtur stabilitetin në rajon.

“Kam vënë në dukje presionet me të cilat ballafaqohet Serbia dhe serbët. Kërkova nga SHBA që të forcojnë angazhimin e tyre dhe të përdorin ndikimin e tyre për të ruajtur stabilitetin e rajonit dhe për të krijuar parakushte për bashkëpunim të sinqertë dhe përparim konkret të rajonit dhe të gjithë qytetarëve tanë drejt një të ardhme më të mirë dhe më të begatë”, ka thënë Vuçiç.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!