Presidenti polak Andrzej Duda ka deklaruar se nuk ka “asnjë indikacion” se incidenti në Poloni të martën ishte një “sulm i qëllimshëm” ndaj vendit, sipas CNN.
“Nuk ka asnjë tregues se ky ishte një sulm i qëllimshëm ndaj Polonisë. Me shumë mundësi, ishte një raketë S-300 e prodhuar nga Rusia. Ne nuk kemi asnjë provë për momentin që ishte një raketë e lëshuar nga pala ruse,” tha ai në një mesazh në Twitter.
Duda tha gjithashtu se Polonia ishte ende duke analizuar mundësinë e nisjes së procedurës së Nenit 4 të NATO-s, por sipas tij mund të mos ishte e nevojshme.
Ai tha se nuk kishte indikacione se shpërthimi i raketës në Poloni që vrau dy persona ishte një “sulm i qëllimshëm”, duke e përshkruar atë si një incident fatkeq.
Raketa ra në fshatin rural Przewodow, i cili ndodhet rreth katër milje në perëndim nga kufiri ukrainas.
/abcnews.al

