Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Presidenti polak i drejtohet Ukrainës: Asnjë vendim nuk do të merret pa ju

schedule08:48 - 23 Maj, 2022

schedule 08:48 - 23 Maj, 2022

Presidenti polak ka dhënë një mesazh mbështetjeje të fortë për Ukrainën gjatë fjalimit të parë të një lideri të huaj në parlamentin në Kiev që nga fillimi i pushtimit rus, shkruan BBC.

Gjatë fjalimit të tij të dielën, Andrzej Duda falënderoi Ukrainën për mbrojtjen e Europës kundër asaj që ai e quajti “imperializmi rus”.

“Bota e lirë”, tha ai, “ka fytyrën e Ukrainës”. Duda tha se thirrjet e fundit për Kievin për të negociuar me Presidentin Putin, madje edhe për të pranuar disa prej kërkesave të tij, ishin shqetësuese.

Asnjë vendim për të ardhmen tuaj nuk do të merret pa ju, tha ai.

Polonia ka qenë një nga mbështetësit më të vendosura të Ukrainës, duke pranuar miliona refugjatë që janë larguar nga luftimet dhe duke furnizuar me armë ushtrinë ukrainase.

Duda, tha se Polonia do të bënte gjithçka që mundej për të ndihmuar Ukrainën të bashkohet me Bashkimin Europian.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!