Presidenti nderohet në Deçan/ Begaj merr titullin “Qytetar Nderi” nga komuna

schedule15:30 - 23 Qershor, 2024

schedule 15:30 - 23 Qershor, 2024

Presidenti Bajram Begaj nderohet me titullin “Qytetar Nderi” në Deçan. Në vazhdim të kremtimeve për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës, Begaj ka nderuar ish luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të cilët kanë rënë gjatë luftës.

“Është kënaqësi të jem këtu në Deçan, në këtë vend të shenjt për të vazhduar festimet tona për 25-vjeotorin e Çlirimit të Kosovës. Jemi këtu për të vlerësuar gjithë sakrificën, gjithë gjakun e derdhur për të arritur në këtë ditë të lirisë që është e jashtëzakonshme për ne dhe për shqiptarët. Prandaj, duhet ta mbrojmë me çdo kusht”.

Nga Gllogjani, Ramush Haradinaj thotë se në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve ‘ pushojnë heronj që dhanë kontribut të vyer për Kosovën, ndërsa vizita e Begaj thekson marrëdhëniet e forta mes dy vendeve.

“Në ditët më të bukura tona, presidenti i Shqipërisë me zonjën e parë, Shkëlqesia e tij, gjeneral Bajram Begaj ka vizituar Gllogjanin, Deçanin edhe një herë, pra Kosovën.  Jam i nderuar të qëndroj para jush president Begaj në këtë vend këtu ku qëndrojnë e pushojnë luftëtarë të zot, shqiptarë të zot, heronj të mirë. Jam i bindur që ata janë të gëzuar që ne sot jemi bashkë”.

Bajram Begaj vizitoi në 12 qershor Kosovën, ku mbajti fjalim në seancën solemne për 25-vjetorin e çlirimit të Vendit.  Kreu i shtetit shqiptar rikujtoi edhe njëherë sensibilizimin e shqiptarëve, ku qindra shkuan të luftojnë kundër armikut ndërsa të tjerët hapën dyert e shtëpive./abcnews.al