Presidenti Meta viziton shkollën fillore shqipe në Mal të Zi

schedule14:27 - 25 Nëntor, 2018

schedule 14:27 - 25 Nëntor, 2018

Kreu i shtetit shqiptar, Ilir Meta, ka vizituar një shkollë të gjuhës shqipe në Dacaj të Malit të Zi. I pari president që viziton këtë shkollë fillore, Ilir Meta falenderoi stafin pedagogjik për ruajtjen e gjuhës shqipe dhe identititetit kombëtar.

Presidenti Ilir Meta ka vizituar një shkollë fillore të gjuhës shqipe në fshatin Dacaj të Komunës Rozhajë në Malin e Zi, të banuar nga shqiptarë. Kreu i Shtetit Shqiptar Meta u prit nga stafi pedagogjik, nxënës e prindër.

“Unë jam shumë i lumtur që kam ardhur në Rrozhajë, akoma më i lumtur që jam në këtë shkollë për vetë historinë e saj, por edhe për aspiratat e këtyre fëmijëve që keni këtu”, u shpreh Meta.

Kjo është hera e parë që një President nga Shqipëria viziton këtë shkollë fillore. Presidenti Ilir Meta dhuroi për shkollën fillore në Dacaj 40 fotografi të përfaqësuesve të Rilindjes Kombëtare si edhe fotografinë e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!