TIRANË – Presidenti Meta ka rikthyer për rishqyrtim në Kuvend, marrëveshjen për Administrimin e Parkut të Butrintit.
Në sqarimin e kthimit të dekretit, Presidenti Meta shprehet se marrëveshja për Parkun e Butrintit, cenon Kushtetutën dhe parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës.
Më tej Meta argumenton praktika e ndjekur nga ekzekutivi dhe Kuvendi i Shqipërisë, rezulton se nuk ka realizuar dhe nuk ka siguruar mendimin e ekspertizës së pavarur vendase që ka njohuri të thelluara mbi Parkun Kombëtar të Butrintit, nënzonave dhe siteve arkeologjike të tij.
Kreu i Shtetit shprehet se procedura e ndjekur nuk ka garantuar një proces të gjerë e të thelluar të konsultimit me publikun, duke sjellë kështu një produkt jo cilësor dhe një debat publik mbi këtë çështje.
“Shmang auditimin përmes institucioneve të pavarura kushtetuese të veprimtarisë ekonomike-financiare lidhur me të ardhurat që do të krijohen dhe mënyrën e përdorimit të tyre. Po ashtu për shkak të mungesës së konsultimit gjithëpërfshirës, ky ligj është produkt i një procesi që ka shkelur Rezolutën e datës 19 maj 2022, të miratuar nga Parlamentit Evropian” shprehet Presidenti.
/abcnews.al/