Presidenti Meta: Askush të mos intimidojë gazetarët

schedule14:07 - 2 Nëntor, 2017

schedule 14:07 - 2 Nëntor, 2017

Në ditën ndërkombëtare kundër mosndëshkimeve të krimeve ndaj gazetarëve, presidenti i republikës, Ilir Meta, organizoi një takim me përfaqësues të medias televizive dhe asaj të shkruar. Kreu i shtetit kundërshton këdo që intimidon gazetarët duke i kërkuar institucioneve që të veprojnë kur ka akte dhune ndaj tyre.

 

Mbi 700 gazetarë janë vrarë duke raportuar lajmet dekadën e kaluar, njoftojnë Kombet e Bashkuara. Vetëm një në dhjetë raste të ktyre krimeve janë ndëshkuar. Prandaj OKB vendosi të përcaktojë një datë simbolike për t’i dhënë fund mosndëshkimit të krimeve kundër gazetarëve.

Këtë 2 nëntor ftesa e presidentit të republikës bashkoi një pjesë të gazetarëve në Shqipëri. Dy ishin mesazhet që e kreut të shtetit duke iu përshtatur situatës me të cilën përballen raportuesit e mediave në vendin tonë.

Apeli i dytë i drejtohet institucioneve shtetërore.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar rezolutën e Sesionit të 68 në vitin 2013, e cila përcakton 2 nëntorin si datën në të cilën ishte zgjedhur në kujtim të vrasjes së dy gazetarëve francez në Mali.

 

https://youtu.be/VROSobN–Wc

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!