Presidenti më i ri në Angli, 23-vjeçari blen ish-klubin e Lorik Canës

schedule20:35 - 18 Shkurt, 2021

schedule 20:35 - 18 Shkurt, 2021

Ke mbushur 23 vjeç dhe ndihesh i plotësuar? Nuk je dhe aq. Ditën e sotme Kyril Louis-Dreyfus përmbylli gjithë procedurat për blerjen e klubit të Sunderland, ku Lorik Cana luajti gjatë karrierës së tij dhe mbajti edhe shiritin e kapitenit.

Biznesmeni 23-vjeçari, që tani bëhet presidenti më i ri i klubeve angleze, vendosi të investojë te Sunderland dhe të marrë përsipër sfidën e madhe të ngjitjes së tyre në nivelet e dikurshme. Objektivi i këtij sezoni është ngjitja në Championship dhe më pas rriten pretendimet për kthimin në Premier League.

Në këtë pozitë ai zëvendëson Stewart Donald, i cili do të vazhdojë të ketë një pjesë të vogël të aksioneve të klubit. Louis-Dreyfus është djali i Robert Louis-Dreyfus, ish-CEO i Adidas dhe ish-pronar i Olympique de Marseille, i ndarë nga jeta në vitin 2009. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!