“Presidenti më i keq në histori”, Schwarzenegger i krahason mbështetësit e Trump me nazistët

schedule08:40 - 11 Janar, 2021

schedule 08:40 - 11 Janar, 2021

Aktori Arnold Schwarzenegger e krahasoi ngjarjen e pak ditëve më parë në Kapitol me Kristallnacht, e njohur ndryshe si “Nata e Qelqit të Thyer” në Gjermaninë Naziste në 1938. Ai i krahasoi mbështetësit e Donald Trump me nazistët dhe e cilësoi atë si një udhëheqës të dështuar që “do të hyjë në histori si presidenti më i keq ndonjëherë”.

Në një video të publikuar në twitter, ish guvernatori i Kalifornisë tha: “Por turma nuk shkatërroi vetëm dritaret e Kapitolit, ata shkatërruan idetë që ne i morëm të mirëqena. Ata jo vetëm që thyen dyert e ndërtesës që strehonte demokracinë amerikane. Ata shkelën vetë parimet mbi të cilat u themelua vendi ynë.

 

Schwarzenegger, i cili ka lindur në Austri, krahasoi “Djemtë Krenarë”, një grup i ekstremit të djathtë me nazistët. “Presidenti Trump u përpoq të përmbyste rezultatet e zgjedhjeve të ndershme. Ai kërkoi një grusht shteti duke mashtruar njerëzit me gënjeshtra. Babai im dhe fqinjët tanë u mashtruan gjithashtu me gënjeshtra. Unë e di se ku të çojnë gënjeshtra të tilla.”, shtoi aktori.

Ndërsa e cilësoi Trumpin si një udhëheqës të dështuar, ai bëri thirrje për bashkim kombëtar dhe u zotua për mbështetjen e tij për Joe Biden. Në video, Schwarzenegger mori një shpatë, për të cilën ai tha se i përkiste Conan the Barbarian, personazhi që ai luajti në filmin 1982 me të njëjtin emër. “Demokracia jonë është si çeliku i kësaj shpate,” tha ai. “Sa më shumë të zbutet, aq më e fortë bëhet“./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!