Presidenti mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare

schedule09:54 - 23 Janar, 2023

schedule 09:54 - 23 Janar, 2023

TIRANË – Presidenti i Republikës, Bajram Begaj mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Mbledhja është e parashikuar të zhvillohet në orën 14:00, ndërsa në të pritet të marrin pjesë, anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit Kombëtar si edhe drejtues të institucioneve me rëndësi për sigurinë kombëtare.

“Mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar synon që të japë një panoramë të plotë dhe integruar të gjendjes së Sigurisë Kombëtare në Republikën e Shqipërisë dhe të diskutojë prioritetet për vitin në vijim në funksion të angazhimit të plotë, gjithëpërfshirës të institucioneve në garantimin e sigurisë, lirisë dhe mirëqënies së qytetarëve.” -thuhet në njoftimin e Presidencës.

Kjo është mbledhja e dytë e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, që pasi Bajram Begaj u zgjodh President i Republikës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!