Presidenti Matarella pret pasditen e së hënës Di Maion dhe Salvinin

schedule12:38 - 21 Maj, 2018

schedule 12:38 - 21 Maj, 2018

Lideri i Legës Salvini do të marrë ministrinë e brendshme, ndërsa Di MAio i lëvizjes me pesë Yje atë të punës. Ndërsa kryeministër pritet të emërohet Xhuzepe Konte. Janë këto emrat që qarkullojnë në mediat italiane në pritje të takimit pasditen e sotme në presidencë mes liderëve të Legës e Lëvizjes me pesë me presidentin Matarela.

Lideri i Legës Mateo Salvini delaro mbrëmjen e së dielës se është arritur marrëveshja me Lëvizjen me pesë yje e madje është zgjedhur dhe kryeministri. Ai shtoi se pasditen e të hënës do I komunikojnë marrëveshjen dhe presidentit Matarela në mënyrë që qeveria e re të nisë punën sa më shpejt.

Sipas Salvinit kryeministri i ri Italian do të jetë një person me vlera dhe që deri tani nuk ka votuar asnjëherë as për Lëvizjen me pesë yje dhe as për Legën, ashtu si dhe pjesa më e madhe e ministrave të ekzekutivit të ri. Emri më i përfolur është ai i Xhuzepe Kontes edhe pse nuk ka ende një konfirmim zyrtar. Aktualisht ai është anëtari këshillit të presidencës së drejtësisë administrative.

Duke iu referuar linjave të politikës së jashtme, lideri i Legës, paralajmëroi se nëse Bashkimi europian nuk do të bënte lëshime atëherë do të ketë negociata të reja: Nuk jemi Greqia dhe kemi një pushtet kontraktues si dhe një forcë ekonomike më të madhe se vendet e tjera,” shtoi ai. Salvini theksoi se ka që në datën katër mars që bën hapa prapa pavarësisht se koalicioni I qendrës ë djathtë ku ai bën pjesë kishte fituar në dhomën e deputetëve dhe senat. Nëse do të bëj dhe një hap tjetër prapa do përfundo në det u shpreh ai.

Nga ana e tij Luixhi Di Maio i lëvizjes me Pesë Yje u shpreh se partisë së tij do i shkonte Ministria për Zhvillimin Ekonomik dhe ajo e punës por dhe shumë dikastere të tjera. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!