Presidenti Matarella: Nuk ka zgjedhje të reja në Qershor

schedule13:40 - 1 Maj, 2018

schedule 13:40 - 1 Maj, 2018

Presidenti italian, Serxho Matarella, është në kërkim të një qeverie që do të rezistonte të paktën deri në 2019-n kur pritet të kryhet dhe reforma zgjedhore. Kreu i shtetit në këtë mënyrë ka refuzuar kërkesën e Lëvizjes 5 Yjet të Di Maios për zgjedhje të reja në muajin Qershor. 

Pas më shumë se 50 ditësh, deklarata dhe asnjë marrëveshjeje të arritur, Presidenti italian, Serxho Matarella, është ende në kërkim të një zgjidhjeje që do i jepte vendit një qeveri të re. Burime nga presidenca konfirmojnë se nuk ka asnjë synim për zgjedhje të reja, si kërkohet nga Lëvizja 5 Yjet e Di Maio, e cila këmbëngul që italianët të rikthehen në kutitë e votimit në Qershor. Nga presidenca bëhet e ditur se do të punohet në ditët në vijim për të krijuar një qeveri paqeje. Një ekzekutiv që do të mund të mbijetojë deri në fund të vitit.

Kreu i shtetit, duke u përballur me pamundësinë për gjetjen e një marrëveshjeje, mbështe idenë e një qeverie elektorale, në mënyrë që vendi të shkojë në zgjedhje të reja në fund të muajit Shtator apo në fillim të muajit Tetor. Matarella është në dijeni të faktit se pa një marrëveshje të të gjitha palëve, nuk mund ti kërkojë Paolo Xhentilonit, ish-kryeministër, që të qëndrojë në postin e tij. Në çdo rast duhet një qeveri e re, dhe kreut të shtetit i duhet sërish të bëjë presion ndaj partive politike.

Burime nga presidena këmbëngulin se po kërkohet një qeveri që do të rezistonte deri në 2019-n kur dhe do të bëhet reforma zgjedhore. Një qeveri, pra që gjatë rrugës do të të transformohej në një ekzekutiv elektoral, ku forcat politike do të ishin të detyruara të jepnin ose jo publikisht votëbesimin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!