Presidenti maqedonas: Ndryshimi i kufijve do të ishte katastrofë

schedule13:29 - 1 Nëntor, 2019

schedule 13:29 - 1 Nëntor, 2019

Presidenti maqedonas theksoi se edhe nëse ndryshojnë kufijtë, komuniteti ndërkombëtar duhet të garantojë që zgjidhja Beograd-Prishtinë do të aplikohet vetëm për ta. Ai theksoi se pret garanci ndërkombëtare që nëse arrihet një zgjidhje që përfshin ndryshimin e kufijve, ajo nuk do të prekë Maqedoninë e Veriut dhe integritetin e saj territorial.

Presidenti maqedonas Stevo Pendarovski, tha se Beogradi dhe Prishtina nuk mund të arrijnë marrëveshje pa ndërhyrjen e komunitetit ndërkombëtar, Ai theksoi se është kundër ndryshimit të kufijve si një zgjidhje potenciale dhe nënvizoi se kujdeset për vendin e tij dhe është e rëndësishme që ai të mbetet Brenda kufijve të vet.

Pendarovski tha në një intervistë për RTS-në, se çështja e Kosovës nuk duhet të lejohet të mbyllet në kurriz të hapjes së dy apo tre çështjeve të tjera në rajon dhe nuk duhet të ketë efekt domino.

Presidenti maqedonas theksoi se edhe nëse ndryshojnë kufijtë, komuniteti ndërkombëtar duhet të garantojë që zgjidhja Beograd-Prishtinë do të aplikohet vetëm për ta. Ai theksoi se pret garanci ndërkombëtare që nëse arrihet një zgjidhje që përfshin ndryshimin e kufijve, ajo nuk do të prekë Maqedoninë e Veriut dhe integritetin e saj territorial.

Pendarovski theksoi se megjithatë, do të ishte katastrofë nëse kufijtë fillojnë të ndryshojnë n ëish-Jugosllavi apo në Evropën Juglindore dhe e quajti këtë një zgjidhje anakronike.

Lidhur me propozimin për një samit të BE me Ballkanin Perëndimor, me qëllim refuzimin e alternativave ndaj integrimit evropian, Pendarovski tha se  në një nga takimet në Bruksel, delegacionit të vendit të tij, iu tha jo-zyrtarisht se qarqe të larta evropiane po shqyrtonin një alternativë ndaj anëtarësimit të quajtur Zona Ekonomike Evropiane.

Presidenti maqedonas tha se kjo është një formë e një tregu më të gjerë evropian, pa u bërë anëtarë të një institucioni politik. Ai tha se kjo ide nuk është e kënaqshme pas kaq vitesh të harxhuara duke pritur anëtarësimin në BE.

Presidenti maqedonas konfirmoi gjithashtu se ai do të vizitojë zyrtarisht Serbinë më 22 nëntor me ftesë të presidentit serb Vuçiç./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!