Presidenti Emmanuel Macron e ka përshëndetur kthimin në jetën normale me një kafe në tarracë, të mërkurën në Paris.
Në Francë, janë rihapur së fundmi me kapacitet të pjesshëm baret, restorantet dhe aktivitetet kulturore, për herë të parë në gjashtë muaj.
“Ja ku jemi! Tarracat, muzetë, kinematë, teatrot … Le të gjejmë atë që e bën mënyrën tonë të jetës. Ndërsa respektojmë distancimin shoqëror,” shkroi Macron në një postim në Twitter.
Nous y sommes !
Terrasses, musées, cinémas, théâtres… Retrouvons ce qui fait notre art de vivre. Dans le respect des gestes barrières. pic.twitter.com/UXfOKur9D0— Emmanuel Macron (@EmmanuelMacron) May 19, 2021
Ai shpërndau një video ndërsa bisedonte me kryeministrin francez Jean Castex në një nga tarracat e kafeneve të njohura të qytetit.
Numri i të infektuarve ka shënuar një ulje që prej se Franca arriti pikun e valës së saj të tretë të Covid-19 në fund të prillit, duke rënë në 14,000 raste ditore gjatë javës së fundit krahasuar me gati dyfishin e këtyre shifrave tre javë më parë. sb/abcnews.al/