Presidenti kroat në OKB bëri thirrje për njohjen e Kosovës

schedule12:53 - 21 Shtator, 2023

schedule 12:53 - 21 Shtator, 2023

Presidenti kroat Zoran Milanoviç gjatë fjalimit të tij në sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara bëri thirrje  për njohjen e Kosovës dhe ndryshimin e ligjit zgjedhor në Bosnje dhe Hercegovinë.

E për këtë ka shkruar kryetari i shoqatës së miqësisë japoneze-kosovare, Micky Haxhiislami, i cili ka shprehur edhe mirënjohje ndaj presidentit kroat.

“Faleminderit ~ thank you ~ hvala lijepa gospodine predsjedniče! Presidenti i Kroacisë, z. Zoran Milanoviç, dje në seancën e 78-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje për njohjen e Kosovës si anëtare e OKB-së”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Milanoviq të mërkurën shprehu shqetësimin për ngjarjet e fundit në raportet Kosovë-Serbi.

Ai njëherish bëri thirrje për depërshkallëzimin e tensioneve, por edhe për njohjen universale të Kosovës si anëtare e plotë e bashkësisë ndërkombëtare.

/KosovaPress/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!