Presidenti i Kinës, Xi Jinping, do ta vizitojë Serbinë në maj, kanë njoftuar autoritetet serbe. Ai do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, më 7 dhe 8 maj, derisa takimin e fundit e kanë zhvilluar në tetorin e 2023-s në Pekin
Kërkesa e autoriteteve kineze ka qenë që për çështjen mes Kosovës dhe Serbisë të respektohet Rezoluta 1244 e Kombeve të Bashkuara.
Me Vuçiçin javën e kaluar u përball presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Ajo ka thënë se Serbia e ka eskaluar agresionin ndaj Kosovës, duke shtuar se përpjekjet për destabilizim të rajonit janë aktive.