Presidenti kinez, Xi Jinping ka telefonuar homologun e tij amerikan, Donald Trump, pasi është bërë e ditur që Shtetet e Bashkuara janë kthyer në epiqendër të përhapjes së koronavirusit.
Presidenti kinez Xi Jinping gjatë telefonatës i shprehu Donald Trump se ai shpresonte që të dy vendet e tyre mund të “punojnë së bashku për të forcuar bashkëpunimin në kontrollin e pandemive dhe fushave të tjera”, sipas mediave shtetërore kineze.
Xi gjithashtu tha se Kina është “e gatshme të punojë me të gjitha palët, përfshirë Shtetet e Bashkuara” në luftën kundër pandemisë gjithashtu ai shprehu shqetësimin për zhvillimin e pandemisë në SHBA”, sipas agjensisë së lajmeve Xinhua të Kinës.
“Njerëzit në Kinë shpresojnë se Shtetet e Bashkuara së shpejti do të kontrollojnë përhapjen e pandemisë dhe do të zvogëlojnë humbjet e sjella nga pandemia tek populli amerikan”, – raportohet se Xi i ka thënë Trumpit gjatë telefonatës.
“Për Kinën dhe Sh.B.A., bashkëpunimi i shërben interesave të dy vendeve dhe konflikti mund të dëmtojë të dy kështu që bashkëpunimi mbetet zgjidhja e vetme .
SH.B.A. duhet të ndërmarrë veprime thelbësore në përmirësimin e marrëdhënieve Sino-SHBA, dhe të dy palët do të duhet të punojnë së bashku për të forcuar bashkëpunimin në fusha të tilla si pandemia dhe të kenë një marrëdhënie pa konflikte, me respekt të ndërsjellë dhe bashkëpunim “tha Xi.
Shtëpia e Bardhë ende nuk ka dhënë një deklaratë mbi bisedën që zhvilloi me presidentin e Kinës, Donald Trump.
Sipas mediave shtetërore kineze, Trump e falenderoi Kinën për furnizimet mjekësore që i dha Amerikës .
Në një deklaratë sot, Trump tha se ishte një “bisedë shumë e mirë” dhe theksoi duke thënë shumë respekt ndaj Kinës./abcnews.al