Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Argjentinë, presidenti Javier Milei fiton bindshëm në zgjedhje

schedule08:58 - 27 Tetor, 2025

schedule 08:58 - 27 Tetor, 2025

ARGJENTINË- Presidenti i Argjentinës, Javier Milei, e ka udhëhequr partinë e tij drejt një fitoreje dërrmuese në zgjedhjet e mesmandatit të cilat u mbajtën të dielën, pas dy viteve të para të presidencës së tij.

Partia e tij, La Libertad Avanza, fitoi gati 41% të votave, duke marrë 13 nga 24 ulëset në Senat dhe 64 nga 127 ulëse në Dhomën e Ulët që ishin në garë.

Fitorja e tij do ta bëjë më të lehtë për presidentin që të ecë përpara me programin e tij për të ulur shpenzimet shtetërore.

Përpara votimit, aleati i Mileit, Donald Trump, e bëri të qartë se ndihma prej 40 miliardë dollarësh e njoftuar së fundmi nga SHBA-ja për Argjentinën do të varej nga ruajtja e momentit politik të Mileit.

Mbështetësit e Mileit e mirëpritën këtë, megjithëse kritikët akuzuan Donald Trump për ndërhyrje të huaja në zgjedhjet e Argjentinës. Para këtyre zgjedhjeve, partia e tij ka pasur vetëm shtatë vende në Senat dhe 37 vende në Dhomën e Ulët/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!