Izraeli është gati për një tjetër pauzë humanitare për të mundësuar lirimin e pengjeve, tha presidenti i vendit.
“Është vërtet e rëndësishme për ne të ritheksojmë, ne nuk po luftojmë kundër popullit të Gazës. Ata nuk janë armiqtë tanë.
“Ne po luftojmë kundër Hamasit, ata janë armiku. Dhe në këtë drejtim, ne po ndërmarrim të gjitha hapat e mundshëm humanitar sipas të drejtës humanitare ndërkombëtare”, tha Isaac Herzog.
Ai pretendoi se Izraeli po bënte përpjekje të mëdha për të rritur ndihmën humanitare në Gaza.
“Për dy javët e fundit ka pasur një dështim kryesisht nga Kombet e Bashkuara dhe partnerët e tjerë për hyrjen e kamionëve në Gaza, vetëm rreth 125 ose 100 kamionë në ditë.
“Ju mund ta trefishoni sasinë e kamionëve lehtësisht nëse do të kishte vetëm një përpjekje nga Kombet e Bashkuara dhe partnerët e saj”, përfundoi ai.
/abcnews.al