Presidenti izraelit: Po mbrojmë Europën nga perandoria e keqe iraniane

schedule09:43 - 15 Prill, 2024

schedule 09:43 - 15 Prill, 2024

Presidenti Isaac Herzog e quajti sulmin e drejtpërdrejtë dhe të paprecedentë të Iranit ndaj Izraelit gjatë natës një “shpallje lufte” dhe argumentoi se vendi i tij po mbronte Europën nga “perandoria e keqe” e Iranit.

“Ne po e mbrojmë Europën nga kjo perandori e keqe dhe është koha ta bëjmë të qartë këtë,” tha ai.

“Është koha që bota të përballet me këtë perandori të keqe në Teheran dhe t’i bëjë të qartë regjimit iranian se kjo nuk mund të vazhdojë kështu, se kjo është e papranueshme,” këmbënguli ai.

Ai ka dalë gjithashtu kundër rebelëve Houthi të Jemenit të mbështetur nga Irani, të cilët thotë se po rrisin koston e jetesës në mbarë botën duke nisur sulmet ndaj anijeve në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit.

/abcnews.al