Rishi Sunak u takua me Presidentin izraelit Isaac Herzog, me të cilin foli privatisht për të diskutuar situatën në Izrael dhe Gaza. Pas takimit, Herzog falënderoi Sunak për mbështetjen e tij.
“Ne po shohim një ISIS në kufirin tonë, duke hyrë në vendin tonë. Është një perandori e së keqes që ne e dimë se udhëhiqet nga terrori. Ne besojmë se shumica e kombeve meritojnë paqen dhe ne i jemi mirënjohës për përpjekjet tuaja në të gjitha frontet,” tha ai.
Ai gjithashtu falënderoi Sunak për vizitën e tij në një sinagogë në veri të Londrës.
/abcnews.al