Presidenti izraelit: Padia për gjenocid në gjykatën ndërkombëtare, mizore dhe absurde

schedule09:23 - 9 Janar, 2024

schedule 09:23 - 9 Janar, 2024

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, tha të martën se “nuk ka asgjë më mizore dhe absurde” se padia e ngritur në gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë (GJND) që akuzon Izraelin për veprime gjenocidale kundër palestinezëve në luftën e Gazës.

Duke folur me Antony Blinken, Herzog dënoi Afrikën e Jugut për padinë, e cila do të fillojë seancat dëgjimore të enjten, dhe falënderoi Uashingtonin për mbështetjen ndaj Izraelit.

Më shumë se 23,000 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite në 13 javë e gjysmë që nga 7 tetori, me më shumë se 85% e palestinezëve në Gaza të zhvendosur nga shtëpitë e tyre me urdhër të ushtrisë izraelite.

Ekspertët e pavarur vlerësojnë se 40% e banesave në Gaza tashmë janë dëmtuar ose shkatërruar nga sulmi izraelit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!