Presidenti, Idrizi: Do të votoja edhe kandidatin e propozuar nga PS nëse përmbush kriteret

schedule22:21 - 17 Maj, 2022

schedule 22:21 - 17 Maj, 2022

Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi, i ftuar në “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, ka folur për procesin e zgjedhjes së presidentit.

Idrizi tha se do të ishte i gatshëm të votonte edhe një president të propozuar nga Partia Socialiste, nëse emri dhe figura e tij do të plotësonin të gjitha kriteret që duhen për të përfaqësuar një institucion kaq të rëndësishëm.

Pjesë nga biseda:

Idrizi: Ne jemi shumë palë që të bashkohemi të gjithë bashkë, për të gjet një nga palët. Personi që do të zgjidhet të jetë pjesë e atij perceptimi jo thjeshtë toni. Ne kemi thënë që personi të ketë integritet, që ka qenë në politikë, nuk është më në interesin direkt. Në Itali kemi rasti me Matarelën, apo në Gjermani, janë njerëz që kanë patur një jetë aktive e njohin shtetin. Në momentin që nuk ja më në politikën aktive vendosen në pozicionin e Presidentit të Republikës. Pra Presidenti i Republikës i takon personaliteteve.

Xhokaxhi: Pse nuk shkuat ju në raundin e parë me një emër?

Idrizi: Çdo njëri nga ne duke përcaktuar se si duhet të jetë presidenti i republikës, du7het të jetë n një person politik.

Xhokaxhi: Keni dhe ju një emër në mendje?

Idrizi: Sigurisht që kemi. Duhet të jetë proces serioz.

Xhokaxhi: Po pse nuk shkuat me emër?

Idrizi: Deri sa ka 3 raunde për të gjetur konsensusin, duke ditur dhe peshën specifike duke thënë që të gjejmë një që t’i bashkojë të gjitha palët nuk mund të shkojmë dhe të themi ne e kemi, po ju.

Xhokaxhi: Kemi patur ju takime brenda opozitës?

Idrizi: Ne kemi takuar zotin Balla, kemi takuar zotin Bylykbashi, ndamë shumë gjëra të përbashkëta.

Xhokaxhi: Por ata nuk propozojnë dot se nuk ua lejon Rama?

Idrizi: Formati që unë propozova që të Alibeaj, Boçi dhe Duma të propozojnë në emër të PD.

Xhokaxhi: Alibeaj dhe Balla ranë dakord që të takohen nesër?

Idrizi: Tani që po vija zoti Alibeaj ju bëri thirrje dhe dy kryetarëve të grupeve parlamentare të ishin nesër në mbledhje.

Xhokaxhi: Ishte një shfaqjeje jo e mirë ajo mes Alibeajt dhe Dumës në mbledhje?

Idrizi: Sigurisht që opozita mund të gëlojë brenda vetes së saj, por duhet të jetë më solide kur janë në tryezë përballë kundërshtar politik. Kam refuzuar gjithë kësaj kohe të komentoj apo të fus duart brenda asaj që po ndodh në PD, një parti tjetër.

Xhokaxhi: Ama kostot po shkaktohen edhe për partitë e tjera?

Idrizi: Ajo që unë shoh si parti politike është nevoja që e mira publike ka që të kemi një parti opozitare të fortë që të ruajë balancat. Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm që problemet e brendshme mos o nxjerrim në tryeza.

Xhokaxhi: Duhen 84 vota për një president konsensual? Nëse me PD nuk merren vesh, PS mund të bëjë konsensus me partitë e tjera opozitare?

Idrizi: Nuk e kemi menduar një gjë të tillë. Ajo që mund të them sot, nevojës për konsensus, ky është rasti te Presidenti i Republikës. Nëse do të vinte një emër shumë i mirë, do e pranoja. Nëse flasim për kompromis emri duhet të ketë firmat e të gjitha palëve politike. Presidenti i republikës do të ketë gjithë plotfuqishmërinë nëse votohet nga të gjitha palët. Nëse PS propozon një personalitet, padyshim që jemi gati ta votojmë.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!