Presidenti i Ukrainës: Kufijtë tanë mbeten të pandryshuar

schedule01:31 - 22 Shkurt, 2022

schedule 01:31 - 22 Shkurt, 2022

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se veprimet e Federatës Ruse janë shkelje e integritetit dhe sovranitetit të territorit të Ukrainës. Ai tha se kufijtë ndërkombëtarë të Ukrainës do të mbeten ashtu siç janë, pavarësisht nga deklaratat e Rusisë. Presidenti i Ukrainës tha se veprimet e Rusisë po shkatërrojnë përpjekjet drejt paqes dhe proçesin ekzistues të negociatave ndërkombëtare.

Ai thotë se Ukraina dëshiron paqen dhe mbështet një zgjidhje politike dhe diplomatike raporton “BBC”. “Nuk kemi frikë,” deklaron ai, duke shtuar se vendi i tij është në pritje të hapave të qartë dhe efektivë të mbështetjes nga partnerët ndërkombëtarë. Zelensky zotohet se Ukraina nuk do t’i japë asgjë askujt. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!