Presidenti i Ukrainës: Kievi do të vazhdojë të kërkojë anëtarësimin në NATO

schedule16:44 - 14 Shkurt, 2022

schedule 16:44 - 14 Shkurt, 2022

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky këtë të hënë ka deklaruar se vendi i tij do të vazhdojë që të ndjekë qëllimin e tij për tu bashkuar me NATO-n.

Zelensky në një konferencë të përbashkët me kancelarin gjerman Olaf Scholz ka theksuar se pavarësisht zemërimit të Rusisë dhe rezervave të disa vendeve perëndimore ato nuk do të ndalen. .

“Sot, shumë liderë po lënë të kuptohet për Ukrainën se është e mundur të mos rrezikohet, të mos ngrihet vazhdimisht çështja e anëtarësimit të ardhshëm në aleancë, sepse këto rreziqe janë të lidhura me reagimin e Federatës Ruse. Mendoj se duhet të ecim në rrugën që kemi zgjedhur”, ka thënë Zelensky./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!