Ditën e djeshme në mediat italiane qarkulloi lajmi se presidenti i Romës, Dan Friedkin, po përgatit një revolucion të vërtetë. Mesa duket amerikani këtë herë e ka seriozisht dhe ditët e ardhshme priten që të jenë intensive në klubin verdhezi.
Sipas raportimit të “ Il Messaggero”, Massimiliano Allegri është sërish në krye të listës për të marrë drejtimin e ekipit. Ish-trajneri i Milanit dhe Juventusit është emri më i përfolur për të ardhur në kryeqytet dhe kujtojmë që italiani vazhdon të jetë pa ekip.
Gjithashtu Friedkin ka menduar dhe për rolin e drejtorit sportive, ku ai ka shënjestuar atë të Juventusit. Bëhet fjalë për Fabio Paraticin, për të cilin është gati një kontratë 3-vjeçare me një pagë prej 2 milionë eurosh në sezon. Pritet për tu parë se çfarë do të ndodhë me fatin e Romës në këtë sezon, ku nuk do të mungojnë surprizat. /abcnews.al