Presidenti i ri, Xhaferaj: Të mos bëhemi pjesë e procesit farsë, s’jemi si Rama e Saliu, Balla doli blof

schedule11:48 - 26 Maj, 2022

schedule 11:48 - 26 Maj, 2022

Deputeti Ferdinand Xhaferaj ndan të njëjtin qëndrin si një pjesë e deputetëve të PD, për të bojkotuar negociatat me maxhorancën për zgjedhjen e presidentit të ri .

Edhe unë mendoj se nuk duhet të bëhemi më pjesë e këtij procesi farsë për zgjedhjen e Presidentit. Ne s’duhet të bëjmë gabime. Deri tani kemi mbajt qëndrim dhe po dëshmojmë që nuk ishim si ata. Pra morëm pjesë në proces, ne si grup kemi rënë dakort që bojkoti është gabim. Një mbledhje shumë e mirë e grupit dhe propozuam 8 emra. Tani Taulanti doli blof, lakuriq në këtë proces. Dhe panvarësisht shkuam deri këtu. Rama dëshmoi që ky i don të gjitha vetë. Ne treguam që s’jemi as si Rama as si Saliu”, ka thënë Xhaferaj mes të tjerash.

Alibeaj ka mbledhur Grupin Parlamentar në kuadër të diskutimeve për emrin e Presidenti të ri. Të paktën 20 deputetë janë në tryezë me Alibeajn dhe pritet të dalin me një qëndrim. Raundi i tretë i zgjedhjes së Presidentit të Republikës është edhe shansi i fundit i opozitës, sipas marrëveshjes paraprake, ndonëse palët kanë kundërshtime. Në limitet e kohës për të dorëzuar një emër për kreun e ri të shtetit, vjen edhe lëvizja e radhës nga Enkelejd Alibejt që sot mblodhi grupin. Afati i fundit për depozitimin e kandidaturave në Kryesinë e Kuvendit është data 29 maj, ora 16:00 ndërsa në Kuvend pritet të kalojnë për votim kandidaturat më 30 maj.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!